Grubi priti në takim delegacionin nga Marmara Group Foundation

0
94
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka pritur sot në takim delegacionin nga Marmara Group Foundation.
“Mirëprita sot në takim delegacionin nga Marmara Group Foundation të kryesuar nga ana e Dr. Akkan Suver, me të cilët bashkëbiseduam rreth situatës politike në vend, misionit të euro-integrimit, sfidave të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Grubi.
“Këto dhe shumë tema tjera do të trajtohen edhe në Samitin e 25-të Ekonomik të Euro-Azisë nën organizimin e këtij fondacioni të mirënjohur në Qershor të vitit 2022, në të cilën padyshim se Maqedonia e Veriut do të jep kontributin e saj”, është shprehur Grubi në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here