Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa në Click Plus ka folur për Afrim Gashin si kryeministër.
“Ajo çfarë ka folur kryetari i VMRO-së, Mickoski për Afrim Gashin dhe propozimin e tij për kryeministër të vendit ka qenë hajgare e Mickoskit. Një gjë e tillë do të ishte banalizim i skenës politike në vend. Mickoski që në fillim ka bërë shaka duke e propozuar Afrim Gashin për kryeministër të vendit”, ka thënë Hoxha.