Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa sonte ka qenë i ftuar në emisionin ClickPlus në TV21 ku ka folur për zgjedhjet lokale, dështimin për ta rrëzuar Qeverinë dhe daljen në opozitë.
“Kam thënë në fushatë të zgjedhjeve lokale se Artan Grubi do të mund të dalë nga Qeveria me 4 vota të deputetëve të Lëvizjes Besa por nuk ndodhi kështu. Ne tani jemi në opozitë dhe kemi dalë në opozitë faqebardhë dhe ballëhapur. Ne në zgjedhje lokale fituam 26.000 vota të shqiptarëve”, ka thënë Hoxha.
Rikujtojmë se Lëvizja Besa në këto zgjedhje lokale ka më pak se BDI rreth 100 mijë vota.