2.8 C
Skopje

Ahmeti për Vecernji: Marrëdhëniet tona me fqinjët janë konstruktive

Duke folur më tej për raportet me vendet fqinje, kryetari i BDI-së Ahmeti për të përditshmen kroate Vecernji ka thënë se marrëdhëniet me vendet fqinje janë konstruktive.

I pyetur se si i vlerëson raportet me Kosovën, Malin e Zi, Serbinë…? Ahmeti ka thënë se synimi i rajonit është BE dhe NATO.

“Marrëdhëniet tona me fqinjët janë konstruktive, duke përfshirë edhe Malin e Zi. Synimi ynë është që rajoni i Europës Juglindore, Ballkani Perëndimor, të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe NATO. Dialogu, bashkëpunimi, paqja, stabiliteti, siguria dhe integrimi janë parimet mbi të cilat duhet të ndërtojmë marrëdhëniet tona. Pres që mosmarrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet me njohje reciproke dhe pranim të realitetit, ka shtuar kështu në këtë intervistë Ahmeti.”

I pyetur se ishte një nga studentët që shkon në Kosovë në vitin 1981. Vite më parë ke qenë i burgosur. Po ashtu, që nga viti 1984-86, jeni marrë me studime. Që nga viti 1988-89 keni qenë një nga studentët më me ndikim në protesta, nga viti 1989 deri në vitin 1990, një nga organizatorët kryesorë të zhvillimit të diasporës shqiptare në Europë, Ahmeti thotë se jetën ia ka kushtuar lirisë së popullit shqiptar.

“Unë ia kam kushtuar jetën lirisë së popullit tim. Dhe për të jetuar më shumë një jetë, nuk do të ndryshoja asgjë në jetën time, do të bëja përsëri të njëjtën gjë. Jam i përkushtuar për të drejtat e njeriut, për lirinë, për barazinë, për ëndrrën euroatlantike. Aktivitetin tim e kam filluar me protestat e vitit 1981 në Prishtinë, Kosovë, për të vazhduar organizimin e rezistencës shqiptare në ish-Jugosllavi, deri në Kosovën e pavarur, barazinë në Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimin në NATO. Jam krenar për rolin dhe kontributin tim modest së bashku me miqtë e mi idealistë, ka theksuar kështu Ahmeti.”

TË FUNDIT

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov, gjatë ditës së sotme do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Petkov në Shkup vjen...

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...