0.8 C
Skopje

Grubi: 27 vitet e UT-së shëmbëlltyrë e përpjekjeve për barazi në këtë vend

Tetovë, 17 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi mori pjesë në Akademinë Solemne për shënimin e 27 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës.

Në fjalimin e tij, Grubi ka potencuar rëndësinë e themelimit të kësaj vatre të parë të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në vend duke kujtuar përpjekjet e themelimit të saj dhe duke shprehur nderim për kontributin e shumë personaliteteve dhe familjeve që kontribuan për jetëgjatësinë e Universitetit të Tetovës.

“27 vitet e Universitetit të Tetovës janë shëmbëlltyra e përpjekjeve tona kombëtare për barazi në këtë vend. Universiteti jonë i parë kaloi sfida të shumta në këto gati tre dekada për tu bë kushtrim lirie, burim atdhedashurie e frymëzim brezash, fillimisht për të ruajtur rrënjët e identitetit e më pastaj për të hapëruar të lirë mbi kauzën tonë të drejtë të përparimit. Këtë ditë padyshim që duhet ta shënojmë si triumf i përpjekjes së sinqertë dhe të drejtë për të shkolluar rininë tonë në gjuhën amtare, për ti mundësuar asaj të shikojë pa asnjë pengesë horizontin e të mirave të jetës që i sjell dija. Është ditë reflektimi mbi të gjitha të arriturat e përbashkëta sepse na sjell në mendje një histori të tërë përpjekjesh frymëzuese që assesi nuk duhet harruar gjeneratë pas gjenerate. Të nderuar, Në këtë ditë nuk duhet harruar assesi dhe duhet kujdesur që t’ua përcjellim edhe gjeneratave pas nesh kontributin e shumë familjeve atdhetare që guxuan të shëndrrojnë shtëpitë e tyre në auditore universitare për të mbijetuar ky Universitet bashkë edhe me sakrificën sublime të AbdylSelam Eminit”, ka thënë Grubi në fjalimin e tij.

Grubi poashtu ka çmuar lartë punën e deritanishme të Universitetit të Tetovës duke e cilësuar si burim i pashtershëm kapacitetesh kadrovike që garanton ardhmëri të shëndoshë dhe progresive për vendin.

“E sotmja tejkalon kufinjtë e përvjetorit, është ditë edhe e reflektimit dhe vleresimit të rolit të sotëm të Universitetit të Tetovës. Është me të vërtetë kënaqësi të dëshmosh mbi suksesin e gjeneratave të shumta të këtij Universiteti që sot janë kuadro udhëheqëse të proceseve progresive të udhëheqjes së shtetit në çdo sferë të tij, deputete, ministra, drejtues institucionesh. Me kënaqësi dhe krenari konstatoj se Universiteti jonë vazhdon të jetë burim i pashtershëm kapacitetesh kadrovike dhe qendër e padiskutueshme shkencore që bashkon mendjet e ndritura të kombit përmes bashkëpunimeve me universitetet tjera në vend e jashtë. Ky amfiteatër, kjo godinë përfaqëson vlerat tona arsimore kombëtare, prandaj ta ruajm si shtepinë tonë, ta avansojmë si veten tonë. Puna e Universitetit Shtetëror të Tetovës është burim i pashtershëm determinues i së ardhmes sonë të shëndoshë”, është shprehur Grubi.

 

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Daut Zeqiri

Ka ndërruar jetë Daut Zeqiri. Luftëtar dhe veteran i UÇK-s. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Zeqiri dhe bashkëveprimtarët...

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Qytetarët e RMV-s zgjedhin Ali Ahmetin si liderin më të besueshëm

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Anketa: BDI bindshëm e para te shqiptarët

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Ali Ahmeti kujton Rugovën në 16 vjetorin e vdekjes së tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në rrjetin social Facebook për ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin...