Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka qenë i pranishëm në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 për të folur rreth ngjarjeve të fundit në vend dhe të ardhmen ë shtetit drejt rrugës euro-atlantike.
Grubi ka thënë: “Siç e kam thënë me metodat e shekullit 19-të nuk mund të zgjidhim probleme të shekullit 21. Kemi përkrahje nga vendet anetare të BE dhe të SHBA dhe është plan strategjik që RMV të bëhet pjesë e BE. Historianët nuk bisedojnë sepse marrëveshja me Greqinë ishte ndryshe pavarësisht asaj që bisedohej për çështje ekonomike dhe i vetmi problem është çështja identitare dhe mendoj se nuk është korrekte dikuj ti thoni atë që nuk je. Kemi solidaritet me shoqërinë maqedonase sepse e dimë shumë mirë se çfarë është të kontestohet gjuha dhe identiteti. Bashkë jemi në këtë sfidë”, është shprehur Grubi