22.8 C
Skopje

Besimi: Qeveria miratoi Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për tarifën doganore

Qeveria miratoi Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për tarifën doganore.

Qëllimet kryesore të këtij ligji janë: harmonizimi i një pjese të normave doganore me ato të Bashkimit Evropian, krijimi i kushteve për konkurrencë më të madhe për kompanitë vendase, si dhe zvogëlimi i përhershëm ose shfuqizimi i normave doganore për 258 produkte.

Përkrahja e përgjithshme indirekte që i jepet bujqësisë është 810 milionë denarë ose 13 milionë euro në nivel vjetor.

Shumica e tarifave të zvogëluara doganore i referohen produkteve industriale që si lëndë të para dhe repromateriale shfrytëzohen në: Prodhimtarinë e përparuar teknologjike, industrinë e automobilave industrinë për përpunimin e metaleve, industrinë e metalurgjisë, industrinë e tekstilit dhe industrinë e lëkurës.

Në këtë Propozim ligj parashihet heqja e tarifës doganore për gazin natyror.

Ky Propozim ligj parashikon edhe shfuqizimin e normës doganore të gazit natyror.

Me këtë propozim ligj kontribuohet për:

konkurrencë më të madhe të kompanive vendase
atraksion më të madh të vendit drejt kapitalit të huaj
zgjerim të prodhimtarisë së kapaciteteve ekzistuese të kompanive vendase dhe të huaja
rritje të punësimit.

TË FUNDIT

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...