2.8 C
Skopje

Ahmeti – Baumgartner: Presim datë për konferencën e parë me Bashkimin Europian

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, z. Cyril Baumgartner.

Ahmeti dhe Baumgartner diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, rëndësinë e stabilitetit dhe konzistencës politike që vendi të vazhdojë rrugëtimin e vet drejt Bashkimit Europian, si dhe zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit me Bullgarinë.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ka shprehur ambasadorit Baumgartner faleminderimin e tij ndaj Republikës së Francës për përkrahjen e vazhdueshme që i jep vendit duke potencuar edhe nevojën e thëllimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira bilaterale mes dy vendeve.

Ahmeti e ka cilësuar si jashtëzakonisht të rëndësishëm rolin dhe qasjen kontruktive të Francës për perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në periudhën e presidencës së saj me Bashkimin Europian nga Janari deri në Qershor të vitit 2022 duke përshëndetur iniciativën e Samitit për Ballkanin Perëndimor gjatë presidencës franceze.

Z. Ahmeti përshëndeti zgjedhjen e qeverisë së re në Bullgari dhe shprehu nevojën dhe gatishmërinë për zhvillim të menjëhershëm të dialogut intenziv dhe konstruktiv në muajt vijues për ta mbyllur çështjen bilaterale midis dy vendeve tona dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë dhe nevojën e bashkëpunimit më intenziv të të dyja vendeve në drejtim të avancimit të procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbajtjes sa më të shpejtë të mbledhjes së parë ndërqeveritare dhe marrjes së datës së bisedimeve me Bashkimin Europian.

TË FUNDIT

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov, gjatë ditës së sotme do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Petkov në Shkup vjen...

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...