Zëvendëskryeministri i parë Grubi në ClickPlus foli për zgjedhjet lokale duke u shprehur se në këto zgjedhje BDI doli fituese absolute.
“Ne si BDI kemi dalë fituese në këto zgjedhje lokale. Duke ë pasur parasysh faktin se para katër viteve kemi pasur 10 komuna tani kemi fituar 11 komuna. Në rrethin ë parë ne fituam në Tetovë me diferencë prej 1.000 votash, ndërsa në rrethin ë dytë ne humbën kundrejt koalicionit Besa-VMRO-Levica. Nëse i bëni bashkë gjithashtu të gjitha partitë bashkë ASH-AAA-Besa-PDSH nuk kanë vota sa i kemi ne. Gjithësej 80.000 vota i kanë të gjithë bashkë në këshill ndërsa ne i kemi mbi 106.000 vota”, është shprehur Grubi.