18.8 C
Skopje

Bekteshi: Kjo është hera e dytë brenda dy viteve që kemi ngrirë çmimet

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një intervistë për emisionin Magazina Ekonomike në Alsat, ka treguar se të gjithë qytetarët që shohin parregullësi tek çmimet, mund të thërrasin në numrin pa pagesë të cilin e ka në dispozicion Ministria e Ekonomisë së bashku me Inspektoratin e Tregut, shkruan Alsat. Bekteshi, po ashtu ka treguar se kjo është hera e dytë në periudhën prej dy vitesh, ku ata si Ministri kanë ngrirë çmimet për shkak të gjendjes së krizave.

“Është hera e dytë që ne si Ministri e Ekonomisë i ngrijmë çmimet në një periudhë prej dy vitesh, marrë parasyshë që edhe në periudhën e fillimit të pandemisë gjatë vitit paraprak sollëm një vendim të ngjashëm, vetëm se kemi vendosur në funksion së bashku me Inspektoratin e Tregut edhe linjën pa pagesë 191 ku të gjithë qytetarët mund të thërrasin dhe të ankohen sa i përket rritjes së çmimeve apo edhe në rastet ku tregtarët e caktuar nuk i kthejnë çmimet të cilat kanë qenë në 1 dhjetor”, tha ministri Bekteshi.

WWW.GAZETA.MK

TË FUNDIT

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...