Zejdi: Nisma për rrëzimin e Qeverisë ishte aventurë e keqe politike

0
99

Konsideroj se ishte aventurë e keqe politike gjithë ajo nismë për rrëzimin e Qeverisë, kështu e komentoi fillimisht deputeti i Alternativës sonte në ClickPlus në TV21 nismën për rrëzimin e Qeverisë, në të cilën tashmë pritet të përfshihet edhe vetë Alternativa. Skender Rexhepi-Zejd thotë se vlerëson që nisma u bë në shpejtësi, dhe se nuk kishte nevojë për nguti, ndërsa thotë se kishin marrë garanci se në listë nuk do të jenë deputetët e partisë “E Majat”.

“E para ishte që mos të jetë, dhe mu tha me garancion të plot se nuk do jetë E Majta në asnjë rast, që do jetë LDP-ja, dhe ishte e qartë. Dhe e dyta që unë këmbëngulja që veç se nëse fillojnë bisedimet për t’u rrëzuar kjo Qeveri, kjo shumicë, atëherë të shohim, të ulemi të bisedojmë si do të jetë ndarja e resorëve. Pse kot ne ta rrëzojmë një Qeveri, që pastaj ne mos të merremi vesh me VMRO-në në këtë rast, se si do ishte ndarja e resorëve. Përgjigja ishte që jo njëherë do e rrëzojmë pastaj do të diskutojmë ndarjen e resorëve”, tha mes tjerash Rexhepi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here