Njejtë si Arben Taravari i cili ishte mbrëmë i ftuar në Click Plus i cili i ofendoi gazetarët, njëjtë edhe sonte Sela i quajti gazetarët pervers dhe të papërgjegjshëm.
“Gazetarët janë pervers sepse në të shumtën ë kohës po merren me opozitën shqiptare dhe jo me gjëra të tjera të cilat po ndodhin në shtet. Kapet drogë dhe nuk komentohet shumë, ndërsa gazetarët nuk janë të përgjegjshëm dhe merren me ne tërë kohën”, është shprehur Sela.