Bilall Kasami ndalon transportin publik

0
83

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka ndërprer përkohësisht Transportin Publik të Tetovës. Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Tetovës kjo vjen si pasoj e keqpërdorimeve të shumta, duke filluar se kjo ndërmarrje nuk ka qenë e regjistruar, për arsye se të punësuarit e ndërmarrjes nuk kanë qenë me sigurim e shumëçka tjetër. Ky vendim do vlej deri në skenimin e gjendjes së kësaj ndërmarrje, thuhet ne kumtesën e komunës.

Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë

Njoftohen qytetarët dhe opinioni i gjërë së për shkak të kaosit, mungesës së sigurimit të punësuarve, shkaku se ndërmarrja nuk është e regjistruar dhe të punësuarit e ndërmarrjes NP “Tetova Transport” figurojnë si të punësuar në komunë, si dhe për shkak të parregullësive të shumta, nërpritet përkohësisht transporti publik.
Duke pasur parasysh që të mos dëmtohet edhe më shumë xhepi i qytetarëve për shpenzimet e pakontrolluara. Kjo gjendje do të zgjatë deri sa të përfundojë skenimi final i gjendje së krijuar në këtë ndërmarrje nga strukturat e mëparshme udhëheqëse.
Poashtu, duam të ju njoftojmë se u.d do të jetë Rafiz Mejdija!

WWW.GAZETA.MK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here