Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari ka qenë sonte i ftuar në Click Plus përballë gazetarit Fatmir Aliu ku ka biseduar rreth zgjedhjeve lokale dhe rezultatit të marrë në këto zgjedhje.
Gazetari Aliu i bëri një pyetje se çfarë është regjimi hibrid meqenëse shumë po e quan Qeverinë hibride ndërsa Taravari i tha: “Nuk e di se çfarë është regjimi hibrid, po në qoftë se dëshiron më vonë mund ta shikojmë dhe do të flasim më shumë rreth regjimit hibrid”.