Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot gjatë ditës kanë qëndruar në Studeniçan të Shkupit për ngushëllime te familjarët e viktimave nga aksidenti në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 pasagjerë i mbijetuan aksidentit.