0.8 C
Skopje

Spasovski: Tek Ambasada në Slloveni janë dorëzuar 187 pasaporta, 137 tani më janë dhënë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në mëngjes e vizitoi Ambasadën tonë në Republikën e Sllovenisë, ku në ftesë të ambasadores Suzana Zelenkovska, u njoftua me punën e stacionit bazë për dhënie mobile dhe dorëzim të pasaportave për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Siç njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri Spasovski nga ana e ambasadores Zelenkovska është informuar se stacioni bazë në Slloveni është lëshuar në përdorim më 27 shtator të këtij viti dhe deri më tani për pasaporta janë fotografuar 249 persona, deri tek Ambasada janë dorëzuar 187 pasaporta, 137 tani më janë dhënë, ndërsa 62 janë në përpunim në MPB.

“Si përgjigje e kërkesave të qytetarëve, në bashkëpunim me MPJ-në. për herë të parë në përfaqësitë tona diplomatike-konsullore kemi siguruar pajisje me të cilin lehtësohet dhe shkurtohet procedura për përpunimin dhe marrjen e pasaportave. Në muajin gusht të këtij viti u promovuan nëntë stacione bazë dhe katër mobile, të vendosura në vendet ku është koncentruar diaspora jonë, me çka si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta me MPJ-në, e kemi zgjidhur problemin shumë vjeçar të qytetarëve tanë të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, duke ua lehtësuar dhe shkurtuar procedurën e deritanishme e cila mesatarisht ka zgjatur katër deri në pesë muaj, ndërsa në disa raste do të thotë të zvarritet edhe mbi gjashtë muaj”, ka shkruar Spasovski në Fejsbuk.

WWW.GAZETA.MK

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Daut Zeqiri

Ka ndërruar jetë Daut Zeqiri. Luftëtar dhe veteran i UÇK-s. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Zeqiri dhe bashkëveprimtarët...

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Qytetarët e RMV-s zgjedhin Ali Ahmetin si liderin më të besueshëm

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Anketa: BDI bindshëm e para te shqiptarët

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Ali Ahmeti kujton Rugovën në 16 vjetorin e vdekjes së tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në rrjetin social Facebook për ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin...