23.8 C
Skopje

ANSH: Homazhe me përkulje e nderim për viktimat dhe tragjedinë e madhe të nëntorit

Sot në ora 15:00 do të duhej të mbahej prova gjenerale e trupës artistike të ansamblit përkoncertin premierë të 28 nëntorit që ishte paraparë të mbahet në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup, në orën 19:00! Nga momenti i tragjedisë ku humbën jetën 45 vendas tanë Ansambli Nacional mori vendim të anulimit të koncertit dhe shtyerjes për dhjetor për korrektësi ndaj opinionit, artdashësve dhe për të plotësuar kalendarin vjetor artistik! Veç anulimit drejtori i Ansamblit Nacional z.Shkodran Tolaj mori vendim për të bërë homazhe pikërisht me 28 nëntor! Pra sot në orën 16:00 në nivelin më të lartë institucional, drejtori i ansamblit, dy vallëtarë me veshje të Rekës, të shoqëruar me flamurin kombëtar, i prinë grupit që marshuan nga objekti i Ansamblit në Qendër deri tek sheshi “Skenderbeu” ku u vendosën lule për viktimat nga vendi ynë që humbën jetën në Bullgari dhe 3 viktimave që humbën jetën në Kosovë! Prezent ishin dhe mediat për disa prej të cilave drejtori Tolaj dha këtë deklaratë:
Sot në vend të festës, urimit dhe koncertit për 28 nëntor vendosëm që në vend të koncertit të jemi këtu tek muri i lavdisë, tek muri i dhembjeve për të bashkëndjerë sonte me ata që kanë dhembje e që ju digjet shpirti. Jemi këtu që tu themi se duam të bartim gjysmën e dhimbjes suaj. Ngushëllime të gjithë atyre që sot nuk i kanë të dashurit e tyre afër vetes por shqiptarët historikisht kanë dëshmuar se sa më të mëdha janë dhimbjet aq më të bashkuar janë! Të mbajmë dhe 1 minutë heshtje për shpirtin e tyre!

Urojmë qe nentorët tjerë të na sjellin vetëm gëzim. Ne do jemi për ju me artin tonë ashtu siq ju keni deshirë çdo herë të na shikoni dhe dëgjoni!

TË FUNDIT

Disenjatori me koleksione unike me motive shqiptare

Nisi që i ri të merret me artin dhe të bukurën, për të vazhduar që me sukses ta jetësoj këtë dhunti me kreativitet në...

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...