-7.2 C
Skopje

Spahiu: Ziadin Sela vetem ne Diber ka humbur 5 here rradhazi

 

Për të mos folur për Zijadinin si një ndër faktorët kyç në PDSH, por edhe si “lider i madh” i kombit në krye të partisë me shumë emra – LR-PDSH, ASH…, që nga 2016-ta në Dibër ka përjetuar 5 humbje:
* 2016 zgjedhjet parlamentare;
* 2017 zgjedhjet lokale- për këshill e kryetar;
* 2019 zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ;
* 2020 zgjedhje parlamentare;
* 2021 zgjedhje lokale – këshill e kryetar.

5 humbje, vetëm arsyetim, vetëm etiketim , asnji reflesksion dhe asnji përgjegjësi!
Po të njëjtët ishim ne raundin e parë kur ASH ishte në avantazh dhe kur ata…
Krimi, hajdutlliku dhe korrupsioni nuk kanë ngjyrë dhe parti. E për ata kur janë qytetarët me ta, qofshin edhe ata që i quajnë ktiminelë në mesin tonë, janë të mirë e të Pastër, ndërsa kur janë me ne janë kriminela, të korruptuar, hajdutë, të shitshëm, të bleshëm…
Kur janë muslimanët e Mogorçës, Kosovrastit dhe Otishan-Zepishtës me ta, janë në rregull, e kur janë me ne janë “torbeshë”.
Kur janë me to romët e Vakofit, Vëxhenit, Manazjari e kudo tjetër, janë në rregull, e kur janë me ne janë romë, xhipshi…
Turp se çfarë i bëjnë Dibrës dhe dibranëve. Një grusht dibranësh, nuk u mjaftoi ndarja në bazë të banimit dhe prejardhjes, në bazë të mahallëve (Vakof, Vëxhen, Manazjar, Konjarë, Ndërmahallë) që e bënë gjatë fushatës, por filluan që t’i etiketojnë si të shitur, pa dinjitet, pa krenari, hajdutë, të korruptuar e kriminela, vetëm se nuk i kanë votuat ata.
Të gjithë kemi gamimet tona dhe atë edhe trashanike, por gabimet dhe paaftësitë tona nuk i mbulojmë dot me ofendim e qytetarëve më të civilizuar në gjithë hapësirën shqiptare, dibranët.
Dibra nuk e meriton të mbajë mby fytyrbardhën e historisë së saj këtë “vello të zezë” të etiketime dhe baltosjes prej më të shëmtuarat, për të ruajtur karrierën e çfarëdo lloj politikani e çfarëdo lloj lideri.
Dibra është mbi partitë dhe mbi çdo lideri, mbi interesat grupore dhe personale të çdo politikani. Ndërsa dibranët janë qytetarët që më së paku u duhet përçarja dhe parcializimi mbi baza të çfarëdo lloji.
Zgjedhjet mbaruan dhe ne të gjithë sëbashku vazhdojmë për Dibrën dhe dibranët e bashkuar!

TË FUNDIT

Grubi: Filmi ZGJOI po na bënë krenarë të gjithëve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi ka shprehur përkrahjen për filmin ZGJOI i cili po konkuron...

Grubi: Presidenti Radev përshëndeti seancën e përbashkët Sofje-Shkup

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në rrjetin social Facebook ka njoftuar opinionin e gjerë për...

Reagon Muamed Sejdini: Shpërthimi para shtëpisë së Dukës, një akt i shëmtuar!

Shpërthimi me tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ka ngjallur reagime nga më të shumtat nga njerëz të skënës së sportit...

Maqedonia e Veriut shënon përparim në luftën kundër korrupsionit

Pas rezultatit më të keq të vitit të kaluar dhe vendit të 111-të në listën e perceptimit të korrupsionit, Maqedonia këtë vit po përparon...

Komuna e Strugës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me EuroStep-Shkup

Me rastin e organizimit të biznis panairit për peshk dhe peshkim, sot në hapësirat e Komunës së Strugës u mbajt takim mes kryetarit Ramis...