-4.2 C
Skopje

U tha se kanë mbijetuar 8 persona, zbardhet misteri i pasagjerit arab në autobusin e djegur

Mediat bullgare një ditë më parë kanë raportuar për një person të tetë që ka shpëtuar nga tragjedia e djegies së autobusit ku humbën jetën 44 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.Pasagjeri i tetë që u përmend mes të mbijetuarve në aksidentin tragjik, ishte një shtetas arab i cili ka shkuar në mediat bullgare dhe është shprehur se ka një gabim që emri i tij është përfshirë në listat e të mbijetuarve pasi nuk ka asnjë lidhje me to.Sipas televizionit, gabimi ka ndodhur në spitalin “Pirogov”, sepse ka pasur mospërputhje mes listës së të lënduarve në aksident dhe listës së pjesëmarrësve në udhëtimin e kompanisë turistike maqedonase.Personi i përmendur Shadi Nauf al Saleh shpjegoi se nuk kishte asnjë lidhje me aksidentin. Ai është shtetas bullgar dhe të shtunën është shtruar në repartin e traumës në Spitalin Pirogov për shkak të një thyerjeje të krahut.Më pas rezulton se në klinikë ai është futur gabimisht në listën e të lënduarve nga aksidenti. Saleh tashmë ka dalë nga spitali. Ndërkohë një dyshim i tillë është ngritur dje në konferencën për media të Prokurorisë Publike Bullgare u tha se nga autobusi u nxorrën 44 trupa, ndërsa 8 nga udhëtarë mbijetuan. Më parë ishte raportuar se në aksident kishin vdekur 45 udhëtarë

TË FUNDIT

Grubi: Filmi ZGJOI po na bënë krenarë të gjithëve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi ka shprehur përkrahjen për filmin ZGJOI i cili po konkuron...

Grubi: Presidenti Radev përshëndeti seancën e përbashkët Sofje-Shkup

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në rrjetin social Facebook ka njoftuar opinionin e gjerë për...

Reagon Muamed Sejdini: Shpërthimi para shtëpisë së Dukës, një akt i shëmtuar!

Shpërthimi me tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ka ngjallur reagime nga më të shumtat nga njerëz të skënës së sportit...

Maqedonia e Veriut shënon përparim në luftën kundër korrupsionit

Pas rezultatit më të keq të vitit të kaluar dhe vendit të 111-të në listën e perceptimit të korrupsionit, Maqedonia këtë vit po përparon...

Komuna e Strugës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me EuroStep-Shkup

Me rastin e organizimit të biznis panairit për peshk dhe peshkim, sot në hapësirat e Komunës së Strugës u mbajt takim mes kryetarit Ramis...