31.8 C
Skopje

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk.

Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit Ahmeti lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Bullgari, derisa ka theksuar se autoritetet në Sofje në bashkëpunim me ata në Shkup janë angazhuar në zbardhjen e tërësishme të rastit.

Kryetari Ahmeti ka shprehur mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe shumë efikas të autoriteteve bullgare.

Kontesti me Bullgarinë dhe zgjidhja e këtij kontesti në mes të dy vendet ishte pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe Kyuchyuk, duke vënë theks në arritjen e një marrëveshje sa më shpejtë dhe tejkalimin e këtij kontesti pasiqë rrugëtimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Europian është i një rëndësie të veçantë dhe adresimin e çështjeve të diskutuara në dialog pa asnjë vonesë me presidentin Radev dhe qeverinë e re në Sofje.

Në këtë rast kryetari i BDI-së ka shprehur urimet për zgjedhjet të mbajtura në Bullgari dhe rezultatin zgjedhor duke shpresuar në formimin sa më të shpejtë të institucioneve.

I gjithë procesi duhet mbyllur pa vonesa sepse në rast që nuk mbyllet tash, kontesti në mes dy vendeve do të zvaritet ndër vite dhe do të bllokonte procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që në anën tjetër do të ndikonte shmë në sigurinë e vendit, rajonit, por gjithashtu të punohet më shumë për një standard më të lartë dhe më të mirë për jetën e qytetarëve, kanë konstatuar në takim kryetari Ahmeti dhe eurodeputeti bullgar.

Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe mbi mundësinë e dhënies së datës për Konferencën e parë ndërqeveritare në muajt në vijim dhe të fillohen negociatat për anëtarësim në fillim të vitit 2022.

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...