29.8 C
Skopje

Një i mbijetuar arriti të shpëtojë gjashtë persona, por jo edhe djalin e tij (VIDEO)

Njëri nga të mbijetuarit në aksidentin e djeshëm është edhe Orhan Aliti. Ai së bashku me Lulzim Sulejmanin nga Presheva kanë thyer një xham në pjesën e pasme të autobusit dhe kanë ndihmuar gjashtë personat të tjerë që të shpëtojnë jetën, shkruan BBC, transmeton gazeta.mk.

Menjëherë pas aksidentit të kobshëm, Orhani ka marr në telefon bashkëshorten e tij, e cila jeton në Belgjikë.

Pikërisht Aliti ka lajmëruar autoritetet bullgare se autobusi ka marrë flakë, ndërsa me shumë vështirësi ai ka arritur t’i thyejë disa xhama të pasmë të autobusit dhe të dalë, ka thënë vëllai i tij Samet Aliti.

Pasi u hodh nga xhami i autobusit, Orhani theu njërën këmbë. Djali i tij Visari ishte ende në autobus. Ai filloi të bërtasë e t’i thotë djalit të tij: “Hidhu kërce në tokë Visar, kërce”. Fatkeqësisht, ai nuk mori përgjigje nga djali i tij, ai u zhduk në flakët që kapluan autobusin.

Gjendja e Orhanit tashmë është stabile. Ai ende nuk e di se në mesin e viktimave është edhe djali i tij Visari, thotë vëllai i tij.

Historia e Orhanit nxjerr në pah edhe një detaj tjetër – në momentin që ka zbritur nga autobusi që digjej, për pak është kapur nga një makinë që kalonte në autostradë, e cila nuk ndaloi pavarësisht tragjedisë së dukshme që po ndodhte në ato momente.

Tragjedisë i ka shpëtuar edhe 16-vjeçarja Zulejha. Babai i saj, Adnan Jasharovski, tha për BBC se vajza e tij i kishte telefonuar për t’i thënë se i kishte mbijetuar aksidentit fatal. Ai tani ndodhet në Sofje për të qëndruar afër vajzës së tij në spital.

Ajo po qante. Ka pësuar djegie vetëm në duart e saj, por megjithatë është mirë. Ajo nuk tha shumë, qante dhe ishte në shok, tha babai i saj që po qëndronte para në spitalit të Sofjes.

Burimi: BBC

VIDEON mund ta shikoni në këtë LINK

TË FUNDIT

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...

Balerina ukrainase në frontin e luftës Ukrainë-Rusi

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, kjo e fundit është mbrojtur nga burrat ukrainas të vendosur në vijat e frontit. Mirëpo, në fillimet e...

Rritje e infektimeve me COVID-19, 798 raste të reja brenda javës

Brenda javës, rastet me COVID-19 kanë shënuar një rritje në Kosovë duke arritur 798 raste të reja brenda javës. Përgjatë 24 orëve të fundit janë...