Përfaqësues nga Banka Botërore, konsultant i turizmit z. Vitali Gevorkian zhvilloi takim me kryetarin e Komunës së Strugës, pas një kontrolle të punës së realizuar në terren për projektin e shëtitores buzë liqenit.
“Realizimi i këtij projekti na jep kënaqësi dhe patjetër që është nxitje për projektet të tjera në të ardhmen dhe natyrisht që bashkëpunimi i ndërsjelltë në mes Bankës Botërore dhe Komunës së Strugës do të vazhdojë” – potencoi z. Gevorkian
Kryetari Merko shprehu mirënjohje për këtë bashkëpunim dhe premtoi se projekte të tjera infrastrukturore do të realizohen në komunën tonë në vitet në vazhdim.