Grubi: Kemi obliguar Inspektoratin e Transportit që për dy ditë të përgatitë raport të detajuar

0
88

Autobusi i cili u aksidentua nuk ka pasur licencë për udhëtime ndërkombëtare dhe nuk ka qenë pjesë e licencës së ndarë në mënyrë të ligjshme nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin Rubikon në Klan Kosova përball gazetarit Adriatik Kelmendi ku ka komentuar tragjedinë e sotme që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, shkruan gazeta.mk

Grubi gjatë paraqitjes së tij ka informuar se gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë është hapur debat i gjerë rreth arsyeve se pse mund të ketë ndodhur tragjedia me autobusin e kompanisë “Besa Trans” në Bullgari dhe me këtë rast kanë obliguar Inspektoratin e Transportit në kuadër të institucioneve që të bëj një raport të detajuar dhe hetim brenda dy ditëve bashkë me ministrin e Ekonomisë, rreth autobusëve dhe kompanisë.

Burimi: gazeta.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here