31.8 C
Skopje

E dhimbshme sa s’ka më – Kjo është familja shqiptare që u shua nga aksidenti në Bullgari

46 është numri i të vdekurve në aksidentin me autobus në Bullgari në orët e hershme të së martës. Autobusi me shtetas të Maqedonisë së Veriut që po udhëtonte nga Turqia, është rrotulluar në orët e hershme të së martës në autostradë në perëndim të Bullgarisë e më pas është përfshirë nga zjarri.Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, duke përfshirë edhe dy binjakë.Burime të Indeksonlinë mësojnë se katër anëtarë të një familje shqiptare mbetën të vdekur. Avni Ahmeti -1985, Xhihan Ahmeti-1985 dhe dy fëmijët Luan Ahmeti – 2017 dhe Alban Ahmeti-2017.Kujtojmë se kryeministri Zoran Zaev ka thënë se lidhur me shkaqet për aksidentin do të lejojë që autoritet e Bullgarisë, të kryejnë hetimin.Zaev tha se ka biseduar me njërin nga udhëtarët i cili ka thënë se të gjithë kanë qenë duke fjetur në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Tre prej tyre kanë arritur që të thyejnë xhamin dhe disa kanë arritur që të shpëtojnë.Ai tha se do të jenë falënderues autoriteteve bullgare nëse arrijnë që zbulojnë arsyet e aksidentit dhe të njëjtat do t’i ndajnë me qytetarët e Maqedonisë. Po ashtu Zaev tha se në mesin e viktimave ka një familje të tërë si dhe dy shtetas të huaj, një me shtetësi të Belgjikës dhe një të Serbisë.

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...