28.8 C
Skopje

Grubi: 113 vjetori i Alfabetit na gjen me gjuhën shqipe zyrtare

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi mori pjesë në ngjarjen përmbyllëse në kuadër të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” me temë “113 vjetori i Kongresit të Manastirit dhe 14 vjetori i ITSHKSH-së në Shkup”.

Grubi në fjalimin e tij potencoi rëndësinë e momentit historik të unifikimit të alfabetit shqip në vitin 1908 dhe vazhdimësinë e misionit të ruajtjes së saj në mënyrë institucionale në Maqedoninë e Veriut duke çmuar lartë veprimtarinë Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që pikërisht sot shënon 14 vjetorin e themelimit të saj.

Të pranishëm në këtë ngjarje të shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip mes personaliteteve të shumta vendore ishin edhe drejtori i ITSHKSH-së Skender Asani, ambasadorja e SHBA-ve në vend znj. Kate Marie Byrnes, ambasadorët e Francës, Italisë dhe Izraelit – z. Baumgartner, z. Silvestri dhe z. Oran.

Në vazhdim fjalimi i plotë i Zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi:

“Kënaqësi e veçantë që në hapësirat e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, shënojmë një nga datat më të rëndësishme kombëtare, ditën e Alfabetit te gjuhes shqipe.

Një popull nuk rron dot pa ideal, pa një qëllim që e bën të punojë, të përpiqet e të përparojë.

Ideali ishte i qartë dhe plotësisht i drejtë, të ruhet gjuha e të parëve, shqipja si vlerë në mesin e gjuhëve europiane.

113 vjet u bënë sot nga konkretizimi i një ideali që përcaktoi fatin tonë ekzistencial të asaj kohe për të pasur gjuhë të shkruar.

Tashmë 14 vite me rradhë po e dëshmojmë edhe në mënyrë institucionale, përmes institucioneve tona që me përpikmëri realizojmë hulumtime shkencore, aktivitete arsimore dhe kulturore për të promovuar vlerat identitare të shqiptarëve të këtij vendi.

Uroj drejtorin Asani dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij për përvjetorin e Institutit dhe për përkushtimin në drejtim të realizimit të programit.

Padyshim se në këtë rrugëtim misionesh, ky institucion ka përkrahjen e madhe të Qeverisë së vendit.

Uroj vazhdimësi progresive të punës së Institutit dhe festë të mbarë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar!”

TË FUNDIT

Shpejtim Bajoku, i bronztë në Lojërat Mesdhetare

Boksieri Shpejtim Bajoku është ndalur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen të Oran Të Algjerisë. Megjithëse humbi, Bajoku e ka fituar medaljen...

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...