2.8 C
Skopje

Rexhepi: Miqt tanë ndërkombëtar çdo ditë konfirmojnë mbështetjen për rrugën drejt BE-së

Deputeti Kastriot Rexhepi ka shkruar një status në rrjetin social Facebook ku është shprehur se ëndrrën për të qenë pjesë e familjes europiane e dëshmojnë miqtë ndërkombëtarë për çdo ditë. Më poshtë e keni edhe statusin e plotë:

Ëndërrën për të qenë pjesë e familjes europiane po na e dëshmojnë çdo ditë e më shumë miqtë tanë ndërkombëtarë.

Pas kryediplomatit austriak Linhart edhe presidenti polak Duda sot gjatë vizitës në vendin tonë dha një mesazh shumë frytdhënës se vendit i nevojitet marrja e datës për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Europian, duke u zotuar edhe personalisht se do të angazhohet në maksimum për të ndihmuar vendin tonë në këtë drejtim.

Një frymë kjo shumë ndryshe dhe porosi pozitive nga qendrat e fuqishme europiane se Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e duhur.

Këtë rrugë nuk mund ta bëjmë vetëm, por të gjithë së bashku për të mirën tonë, për të mirën e gjeneratave të reja.

TË FUNDIT

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...

Ali Ahmeti: Çdo Janar kujtojmë personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Çdo Janar bëhemi bashkë në Sheshin Skenderbeu për të kujtuar personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeun që me shekuj...