2.8 C
Skopje

Kryeministri Zaev sot takohet me Afrim Gashin

Kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi sot në ora 15:30 do të takohen në Klubin e deputetëve.“Kemi shumicë parlamentare stabile, presim edhe zgjerim të shumicës.

Nuk presim zgjedhje të parakohshme parlamentare, e kundërta deri tek zgjedhjet e rregullta në qershor 2024, Qeveria do të fokusohet në zhvillimin e shpejtë ekonomik”, tha për TV21 kryeministri Zoran Zaev.T akimin e konfirmojnë edhe nga partia e Gashit, por pa konkretizuar se me çfarë kërkesash do të ulen në tavolinë e bisedimeve me kryeministrin Zaev.“Po, e vërtetë është se do të ketë takim, por takime të këtilla ka pasur edhe në të kaluarën, do të ketë edhe në te ardhmen.

Ndërsa, për atë së çfarë do të flitet në takimin e nesërm, do të ju njoftojmë pas përfundimit të takimit”, deklaroi për TV21 Orhan Murtezani nga Alternativa.Takimi Zaev-Gashi vjen në kuadër të përpjekjeve për zgjerim të shumicës parlamentare.

Alternativa ka 4 deputetë në Kuvend, të cilët nëse i bashkohen shumicës, shumica arrin në 64 deputetë, nëse këtu llogaritet edhe deputeti Kastriot Rexhepi, i cili javën që lamë pas, nuk votoi për rrëzimin e Qeverisë.Sipas informacioneve të emisionit “21 Analiza” në TV21, Zaev në takimin me Afrim Gashin do të paraqitet me mandatarin e ri dhe me shumë gjasa kandidatin për kryetar të LSDM-së.

Sipas informacioneve të emisionit “21 analiza”, Zaev në takim me Gashin do të shkojë i shoqëruar nga mandatari i ri.

TË FUNDIT

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...

Ali Ahmeti: Çdo Janar kujtojmë personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Çdo Janar bëhemi bashkë në Sheshin Skenderbeu për të kujtuar personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeun që me shekuj...