14.8 C
Skopje

Tridhjetë vjet nga miratimi i Kushtetutës

Republika e Maqedonisë së Veriut sot e shënon 30 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së parë pas shpalljes së pavarësisë.Qytetarët në referendumin e mbajtur më 8 shtator të vitit 1991 shprehën vullnetin e tyre dhe dhanë votën e tyre që vendi të konstituohet si shtet sovran dhe i pavarur i Maqedonisë.

Pavarësia në aspektin kushtetues-juridik u plotësua me miratimin e Kushtetutës me 93 vota në Kuvend më 17 nëntor të vitit 1991.Teksti punues i Kushtetutës është shkruar nga profesorët Vllado Popovski, Lubomir Fërçkovski dhe Llaze Kitanovski.Sipas Kushtetutës, sistemi socio-ekonomik dhe politik i Republikës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës, të drejtave dhe lirive të njeriut, ndarjes së pushteteve, ekonomisë së tregut dhe vlerave të tjera themelore të një shoqërie moderne demokratike.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik dhe deri më tani ka pësuar disa ndryshime amendamentesh.I fundit ishte në vitin 2019 kur Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota “pro” i votoi katër amendamentet kushtetuese për ndryshimin e emrit kushtetues nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Kuvendi e miratoi edhe Ligjin kushtetues për zbatimin e amendamenteve.Paraprakisht, ndryshime të Kushtetutës janë bërë edhe në vitet 1992, 1998, 2001, 2003, 2005, 2009 dhe në vitin 2011.

TË FUNDIT

ALI AHMETI : Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar popullin shqiptar me rastin e ditës së flamurit. Ahmeti mes tjerash ka shkruar;109 vjetori i...

Ky është mesazhi i Grubit për 109 vjetorin e pavarësisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një ostimi në faqen e tij zyrtare në facebook...

Rexhepi: Kjo ditë e madhe e kombit tonë, sot e përjetë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë

Deputeti Kastriot Rexhepi ka uruar festën e 28 nëntorit, duke shkruar se kjo ditë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Urimi i deputetit...

Mesazh i fuqishëm i Abdulselam Selamit në Ditën e Flamurit: Dita e Flamurit me betimin për përgjegjësi më të lartë shoqërore!

Zëvendës drejtori i drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami vjen me një mesazh të fuqishëm për ditën e flamurit. Më poshtë mund të lexoni...

BERZH: Termocentrali i parë diellor në Oslomej, do të reduktohen ndjeshëm emetimet e CO2

BERZH sot ka njoftuat për investimin e ri në Oslomej, përkatesisht ndërtimin e termocentralit diellor. Krenarë që po investohet në inovacionin e gjelbër në Maqedoninë...