Qeveria përgatiti ndryshimet dhe plotësimet Ligjit për Marrëdhënie të Punës

0
85

Me kërkesë të Sindikatave dhe në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, është përgatitur Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës. Ky projektligj e përcakton të dielën si ditë pushimi javor, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë Muamet Hoxha.

“Me kërkesë të sindikatave dhe në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë është përgatitur Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie të punës. Me këtë propozim definohet se dita e diel është ditë pushimi javor dhe presim që këto ndryshime të miratohet nga ana e Kuvendit të RMV, sepse është në drejtim të avancimit të të drejtave të punëtorëve. Me këtë Propozim-ligj mundësohet që mbi 92% e të punësuarve të pushojnë të dielën dhe me këtë të krijojnë baraspeshë mes jetës private dhe asaj profesionale. Gjithashtu ndryshimet parashikojnë së paku 50% mëditje më të lartë dhe ditë të lirë, për ata që do të punojnë të dielave”, deklaroi Muamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here