32.8 C
Skopje

As sot nuk dha dorëheqje Ziadin Sela

Kryetari i ASH, Ziadin Sela as sot nuk ka dhënë dorëheqje pas humbjes së thellë në këto zgjedhje lokale. Dorëheqja e tij është shumë e kërkuar si nga aktivistët e partisë por edhe nga qytetarët.

Rezultati i dobët në zgjedhjet lokale ka bërë që çdo dit të kërkohet me ngulm dorëheqja e Ziadin Selës si kryetar i partisë të cilën ai e themeloi. Me vetëm 2 komuna të fituara në këto zgjedhje lokale ASH-ja u thellua edhe më tepër me probleme.

Sela kishte deklaruar para mediave: “Pas zgjedhjeve lokale do të shohim dhe do të flasim për dorëheqjen time. Duhet ta presim edhe rezultatin në Dibër e më pastaj do të flasim përsëri.”

Tanimë kur edhe Dibrën e ka të humbur nuk ka tjetër opcion për Ziadin Selën vetëm se të dorëhiqet dhe t’ia lëshoj vendin ndonjë kolegu partiak për ta marrë timonin e udhëheqjes së partisë.

TË FUNDIT

Muhamed Useini i bashkohet FC Prishtinës

Muhamed Useini është lojtari i radhës që i bashkohet FC Prishtinës. Mbrojtësi nga Tetova ka luajtur me sukses për 3 vitet e fundit në...

Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë. Kurti u...

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...