Kryetari i Aleancës, Ziadin Sela më herët kishte deklaruar se do të japë dorëheqje nëse humb në zgjedhjet lokale. Pas rrethit të parë Ziadin Sela doli dhe tha se ende nuk kanë mbaruar zgjedhjet. Kjo e gjitha duke u bazuar në rezultatin në Dibër e cila kishte shkuar edhe më tej pas disa problemeve me votimin në atë qytet.
Sela u shpreh kështu para mediave: “Sa i përket dorëheqjes time nga kryetari i ASH-s atë do ta mësoni pas përfundimit të votimeve në Dibër”.
Edhe për skaj humbjes në Dibër, Sela ende nuk ka dhënë dorëheqje. Shumë qytetarë dhe aktivistë të ASH-s, në rrjete sociale po bëjnë pyetje se kur do të japë dorëheqje nga partia të cilën ai e krijoi.