Deputeti Rexhepi ka folur për shumicën e Qeverisë e cila i ka 61 deputet dhe se nuk janë më pak.
“Ju nuk e dinit se cili do të ishte ai i cili nuk do ta votonte rrëzimin e Qeverisë dhe kush ishte ai, e në fund dola unë. Tani unë po ju them se edhe Qeveria i ka 61 deputet dhe ju së shpejti do ta kuptoni se cili është ai deputeti i 61-të”, është shprehur Rexhepi.
Qeveria do të bëhet dhe sipas Kastriot Rexhepit ditëve në vijim do të bëhet e ditur se kush do të jenë deputetët e ardhshëm të cilët do të jenë pjesë e kësaj Qeverie.