Prej sot hyrja në lokale me dy doza të vaksinës

0
114

Prej sot për të hyrë në çdo lloj objekti në ambient të mbyllur ose të hapur, qytetarët do t’ju duhet të posedojnë certifikatë ose vërtetim për imunizim ndaj Kovid-19, respektivisht të kenë dëshmi se kanë pranuar dy doza të vaksinës. Veç kësaj, qytetarët kanë mundësi të frekuentojnë këto objekte me vërtetim se kanë kaluar koronavirusin në 45 ditët e fundit, duke e llogaritur nga dita e shërimit.

Ky vendim është marrë në seancën e Qeverisë të mbajtur më 26 tetor.Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat dhe të jenë të përgjegjshëm, gjithashtu u bën apel qytetarëve të cilët nuk janë të imunzuar, që të vaksinohen sa më parë, pasi siç thonë vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet imuniteti kolektiv.

Ministria e Shëndetësisë “Ministria e Shëndetësisë informon se duke filluar nga nesër 15 nëntor 2021 për hyrje në çdo objekt, është e nevojshme certifikatë apo vërtetim të imunizimit ndaj kovid-19, më respektivisht certifikatë për pranim të dy dozave të vaksinës, ose vërtetim për kalimin e koronavirusit në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit”.

Gjithashtu, ekzekutivi ka miratuar masa lehtësuese për organizimin dhe mbajtjen e seminareve, trajnimeve, kurseve, në pjesën e mbyllur të objekteve deri në 50 për qind të kapaciteteve të hapësirës. Me vendim të Qeverisë, lejohet edhe puna e bareve dhe klubeve të natës, si dhe objekteve hotelierike të cilat janë regjistruar për ahengje, dasma, ditëlindje dhe organizime të ngjashme, në 50 për qind të kapaciteteve së hapësirave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here