31.8 C
Skopje

Pritet dorëheqja e Zijadin Selës

Home  Lajme  Pritet dorëheqja e Zijadin Selës

Pritet dorëheqja e Zijadin Selës

Pas humbjes së sotme të kandidatit të Aleancës për Shqiptarët Bekim Pocesta në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në qytetin e Dibrës, pritet dorëheqja e kreut të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela.

Me Gostivarin e fituar me mbështetjen e madhe të VMRO DPMNE-së, me dështimin në pothuajse në të gjitha komunat tjera dhe me rënien e numrit të përgjithshëm të votave në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare është shtuar revolta e aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët që kërkojnë përgjegjësi pas këtij dështimi.

Kreu i Aleancës kishte shpresë se subjekti që ai drejton do të fitonte Dibrën dhe përmes kësaj në njëfarë mënyre të amnistonte veten, madje këtë e pati shprehur edhe kur po fliste rreth dorëheqjes së tij në emisionin 360° në Alsat – M.

“Do të isha i lumtur nëse strukturat e partisë do të kërkonin dorëheqjen time si kryetar partie. Deri më tani nuk e kanë kërkuar. Zgjedhjet janë ende në vazhdim dhe Dibra është këtu”, tha Sela.

Dështimi edhe në Dibër duhet ta bëjë Zijadin Selën të reflektojë dhe të dorëhiqet pas humbjeve të njëpasnjëshme në çdo cikël zgjedhor.

TË FUNDIT

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...