31.8 C
Skopje

Grubi: Puçi antieuropian dështoi, deputetët u mashtruan

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi tha se shumica parlamentare është stabile dhe se të gjitha subjektet politike janë të mirëseardhura, përveq partisë “ E Majta ”. Grubi tha se djehet i gëzuar nga dështimi i monicionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“ Me keqardhje të madhe konstatoj që qytetarët e vendit tonë kaluan nëpërmjet një situate të pakëndshme javën e kaluar, ku rezikoheshte e ardhmja e vendit tonë të përbashkët Maqedonisë së Veriut nëpërmjet mashtrimit të madh nga dy tre politikan i cili u bë ndaj deputetëve të opozitës duke e rezikuar ëndrën europiane të të gjithë qytetarëve tanë por fatmirësisht kjo përpjekje e egzekutimit të ëndrës europiane të vendit tonë dështoi dhe kishte deputetë që në rend të parë e vendosën interesin e shtetit, interesin e përbashkët të shoqërisë sonë, e jo interesin e dy apo tre liderëve të cilët ishin vënë në shërbim për ta rrënuar rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Unë jam i bindur se edhe shumica edhe parlamentare do të rritet nga të gjithë deputetët që dëshirojnë ta shohin Maqedoninë e Veriut stabile, të sigurt, me marrëdhënie të mira ndëretnike, me marrëdhënie të mira nderfqinjësore, një anëtare e denjë e NATO-s, me perspektivë evropiane. Të gjitha ato forca janë të mirëseardhura, përveç partisë “Levica”, e cila nuk ka vend në këto politika”, deklaroi mes tjerash Grubi.

 

TË FUNDIT

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...