Adnan Azizi nga Lëvizja Besa ka kërcënuar BDI-në duke u shprehur se nuk duhet ta harrojnë se Selinë e partisë e kanë në Tetovë. Azizi thotë se Tetova është e Besës ndërsa i quan gjarpërinj të gjithë në BDI.
“Hekuri kalitet në zjarr, lufta speciale dhe e paparë që po e bëni këtyre ditëve kundër Lëvizjes BESA vetëm se i shton radhët tona dhe na bën më të fortë për të ju mposhtur në betejat e radhës.” është shprehur Azizi.
“Fitorja në Tetovë ju ka traumatizuar, saqë keni kaluar në histeri. Sulmet e xhindosura dëshmojnë për panikun e humbjes së radhës.” ka thënë Azizi.
“Mos harroni se edhe selinë tuaj (folenë e gjarpërinjëve) e keni në altarin tonë, në Tetovën e BESËS!”, ishin fjalët e Adnan Azizit.