20.8 C
Skopje

Plasin të qeshurat, Osmani: 61, shumicë e re? Grubi: Të fala Gostivarit

Kanë plasur të qeshurat në paraqitjen para mediave të funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Mes të tjerash, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka shtuar:

“61, shumicë e re”, duke mos precizuar se për çfarë konkretisht e ka fjalën, transmeton TV21.

E kësaj iu është bashkëngjitur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi duke shtuar:

“Të fala Gostivarit”.

Duket se këto mesazhe i dërgohen opozitës e cila ditë më parë njoftoi se ka siguruar shumicë, por sot kjo gjë nuk u konfirmuar dhe si rezultat nuk arriti të votohet mosbesimi i Qeverisë Zaev2.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...