Dita e sotme, e cila duke u bazuar në deklaratat e deputetëve dhe funksionarëve para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, jepte sinjalin e qartë – ekzistonte shumicë për të rrëzuar Qeverinë “Zaev 2”.
Tërë këtë situatë opozita e vlerësoi si “Game over” – Loja mbaroi, duke aluduar se tashmë gjithçka ishte e qartë.
Por, fillimi i seancës solli befasi – mungonte një deputet i Lëvizjes Besa, deputetë e të cilës u tha se do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, shkruan TV21.
Mungoi njëri nga katër deputetë, Kastriot Rexhepi.
Ai zgjodhi të deklarohet në Facebook, duke bërë të ditur se nuk do të merr pjesë në seancë pasi nuk ishte për ndryshimin e kursit strategjik të shtetit – që ishte integrimi në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, erdhën reagimet nga shumica aktuale. Situatën e krijuar e vlerësuan “Game change” – Loja ndryshoi.
Ndërkohë Kuvendi ka vijuar me pauza…