Ka dështuar grushteti i forcave anti NATO dhe anti shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Iniciativa e ndërmarë nga VMRO, Levica dhe partitë Aleanca për shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Alternativa ka dështuar duke mos siguruar as shumicën e thjeshtë për të rrëzuar Qeverinë Zaev2.
Me këtë, duket se kanë dështuar politikisht shumë kryetar partie të cilët kanë pritur rëzimin e Qeverisë por nuk kanë arritur që të sigurojnë 61 vota të deputetëve.
Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase është larguar nga Kuvendi duke mos pritur kështu orën 24:00, kur edhe skadon afati për rrëzimin e qeverisë.
Ata kanë deklaruar se le të vendose pushteti se çfarë do të bëjë tani me nismën që është ndërmarrë. Opozita maqedonase ka kërkuar zgjedhje të shpejta parlamentare, si rrugë e vetme për të dalë nga kriza politike që ka përfshirë vendin.
Në fund kanë deklaruar se në ditët e ardhshme do të definojnë hapat e ardhshëm që ata do të ndërmarrin.