Cili deputet shqiptar do të voton bashkë me LEVICËN sot?

1
128

Pyetja kryesore e ditës së sotme e cila po qarkullon nëpër rrjete sociale dhe po përflitet shumë është se “Cili deputet shqiptar do të voton bashkë me LEVICËN sot?”.

 

Skenari i krijuar këto ditë nga partitë e vogla shqiptare dhe ato maqedonase për rrëzimin e Qeverisë, ka mbjellur në mendjen e çdo qytetari se cili do të jetë ai shqiptar i cili do të bëjë pakt me LEVICËN për rrëzimin e Qeverisë. Afrim Gashi, Ziadin Sela, Bilall Kasami dhe të tjerët të cilët kanë gisht në këtë katrahurë të krijuar nuk kanë gjasë ta rrëzojnë këtë Qeveri pa Apasievin dhe LEVICËN! Vallë si do t’ia dalin dhe cili do të jetë shqiptari më i dashur për LEVICËN sot.

 

Nuk ka shumicë të re pa LEVICËN dhe Apasievin. E gjithë metoda që po përdoret nuk ka të bëjë kurrfarë me dorëheqjen e LEVICËS. Qytetarët shqiptarë përsëri po mashtrohen nga opozita shqiptare. Këto zhvillime të cilat po ndodhin do të çojnë në humbje të madhe opozitën sepse të bësh pakt me LEVICËN do të thotë të bëhesh në një anë me ata të cilët janë anti-shqiptar, anti-Kosovë, anti-BE, anti-NATO, anti-Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së Ohrit.

1 COMMENT

  1. […] Pyetja kryesore e ditës së sotme e cila po qarkullon nëpër rrjete sociale dhe po përflitet shumë është se “Cili deputet shqiptar do të voton bashkë me LEVICËN sot?”, shkruan politiko.mk […]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here