0.8 C
Skopje

A do të japë dorëheqjen Mickoski për malltretimin e popullit për kapriçot e tij personale?

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe një herë tregoi se për realizimin e dëshirave të tij personale dhe ardhjen në pushtet është i gatshëm të rrezikojë të ardhmen e gjithë vendit.

Sot në Kuvend dështoi një nga tentativat dhe deklaratat e shumta të Mickoskit për formimin e shumicës së re parlamentare. Këtë herë ai bëri koalicione dhe marrëveshje joparimore me parti dhe politikanë që i kishte kritikuar në të kaluarën.

Në dëshirën për pushtet dhe autoritet, Mickoski iu bashkua Zijadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët, të cilin vetëm pak vite më parë e quajti njeri që e shumëzon popullin maqedonas me zero dhe nuk e njeh identitetin maqedonas.

Vetëm për të ardhur në pushtet, Mickoski rrezikoi të ardhmen euroatlantike të vendit, duke u bashkuar me partinë “E Majta” – një parti ekstremiste që kundërshton anëtarësimin e vendit në NATO dhe është për ndryshim të plotë të pozicionit gjeostrategjik të vendit. Ata janë edhe kundër Marrëveshjes së Prespës, por edhe për vendosjen e një partneriteti strategjik me Kinën.

Mirëpo, kjo tentativë e Mickoskit nuk kaloi në Kuvendin e Maqedonisë, kështu që shtrohet pyetja se a ka ardhur koha që ai përfundimisht t’i kërkojë falje popullit maqedonas, për gjithë këtë ngacmim dhe të tërhiqet nga politika. – shkruan centar.mk

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Daut Zeqiri

Ka ndërruar jetë Daut Zeqiri. Luftëtar dhe veteran i UÇK-s. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Zeqiri dhe bashkëveprimtarët...

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Qytetarët e RMV-s zgjedhin Ali Ahmetin si liderin më të besueshëm

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Anketa: BDI bindshëm e para te shqiptarët

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Ali Ahmeti kujton Rugovën në 16 vjetorin e vdekjes së tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në rrjetin social Facebook për ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin...