14.8 C
Skopje

Taravari milioner: Ja të gjitha milionat e tij

Në hulumtimin që ka realizuar portali faktor.mk në listat e pasurisë së deklaruar të disa funksionarëve është konstatuar edhe pasuria milionëshe e kryetarit të rizgjedhur të Gostivarit, Arben Taravari.

Ai ka një listë me pasuri serioze, një pjesë e së cilës është personale dhe një pjesë e prindërve apo bashkëshortes.

“Le të shkojmë me radhë. Taravari ka një banesë në Shkup prej 9,8 milionë denarë e cila është deklaruar si pronë e bashkëshortes. Në pronësi të prindërve ka raportuar tokë ndërtimore në Tetovë prej 8,8 milionë denarë, por edhe një oborr në Gostivar prej 2,4 milionë denarë. Ai si pronë të prindërve ka deklaruar edhe tre objekte afariste në Gostivar në vlerë prej 1,7 milionë denarë, 12,8 milionë denarë dhe 6,2 milionë denarë. Taravari ka edhe tri shtëpi, dy në Gostivar, njëra prej 335 metrash katrorë me vlerë 14,4 milionë denarë, ndërsa tjetra më e vogël dhe në vlerë prej 2,4 milionë denarë. Vetë Taravari si pronë personale ka një shtëpi në Shkup prej 9,3 milionë denarë, prej 251 metrash katrorë. Së bashku me gruan e tij kanë dy vetura dhe një kredi, ka piktura të autorëve maqedonas, si dhe bizhuteri ari prej 1,4 milionë denarë.

Ai ka pasur pronë të ngjashme për katër vite, dhe ndryshimi është se atëherë ka pasur dy banesa në Shkup, ndërsa tani ka një banesë dhe një shtëpi. “ – shkruan faktor.mk

https://faktor.mk/mitko-janchev-arben-taravari-toni-konjanovski-faktor-dzirna-vo-imotnite-listovi-na-gradskite-tatkovci-nekoi-se-navistina-bogati-imaat-stanovi-kukji-zemjishta-udeli?fbclid=IwAR22vt1Q8d0TuGUO_NyzpVG3DWd8rWk03vrJvF14F5BpDghPjkM6PCqPtqo

TË FUNDIT

ALI AHMETI : Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar popullin shqiptar me rastin e ditës së flamurit. Ahmeti mes tjerash ka shkruar;109 vjetori i...

Ky është mesazhi i Grubit për 109 vjetorin e pavarësisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një ostimi në faqen e tij zyrtare në facebook...

Rexhepi: Kjo ditë e madhe e kombit tonë, sot e përjetë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë

Deputeti Kastriot Rexhepi ka uruar festën e 28 nëntorit, duke shkruar se kjo ditë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Urimi i deputetit...

Mesazh i fuqishëm i Abdulselam Selamit në Ditën e Flamurit: Dita e Flamurit me betimin për përgjegjësi më të lartë shoqërore!

Zëvendës drejtori i drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami vjen me një mesazh të fuqishëm për ditën e flamurit. Më poshtë mund të lexoni...

BERZH: Termocentrali i parë diellor në Oslomej, do të reduktohen ndjeshëm emetimet e CO2

BERZH sot ka njoftuat për investimin e ri në Oslomej, përkatesisht ndërtimin e termocentralit diellor. Krenarë që po investohet në inovacionin e gjelbër në Maqedoninë...