-2.2 C
Skopje

Si do të ndjehen besatarët e Kasamit në qeverisje me LEVICËN?

Disa parti e harrojnë gjenezën e tyre si u krijuan. Këtu natyrisht nuk bën përjashtim edhe Lëvizja Besa që nuk do për asnjë çmim të qëndrojë në opozitë herë me LSDM-në e herë me VMRO-në. Nëse deri këtu mund të duket normale, ajo që është e pakapshme është një Koalicion i tyre me Levicën për të cilët vetë e thanë se nuk do e bëjnë kurrë. Tani mundohen ta arsyetojnë dhe të përgatisin opinionin se nuk është keq të qeverisësh me t’a.

U krijuan si një partie me ndikime fetare duke bërë aminin e partisë në një xhami të Shkupit. Kjo ishte e gjitha, por më pas i tundoi pushteti deri në atë pikë sa kombi dhe feja mbeten vetëm një manipulim i hapur me opinionin sepse orientimi i tyre në një kupolë me LEVICËN bie ndesh me çdo parim kombëtarë, fetarë, politik, dhe për mënyrën se në çfarë drejtimi të errët bashkërisht po e dërgojnë vendin drejt interesave pro ruse.
E tha edhe vetë sekretari Arianit Hoxha me bindje të thellë se nuk do bëjnë koalicion me parti të tilla anti NATO dhe anti BE. Por më pas gjithçka ndryshoi dhe këtë BESA do të duhet tua shpjegojë shqiptarëve, aq më tepër mbështetësve të tyre.

Besës tashmë duket se u intereson me çdo kusht pushteti të cilën e morrën në një koalicion me LSDM-në dhe tani në verbërinë e tyre po shkojnë drejt një koalicioni të cilin pareshtur e thanë se është anti kombëtarë dhe anti perëndimorë.

A nuk tha kreu i partisë Bilall Kasami se do bëjë koalicion me secilin përveç me VMRO-në.! Çfarë e tundoi liderin dhe këtë parti shqiptare që të bëhet palë me t’a dhe aq më keq me LEVICËN madje?!
Këtë përrgjigje e presin të gjithë para se ta marrin dënimin në zgjedhjet që vijnë së shpejti. Por duket se Besës u intereson vetëm karriera politike dhe interesi i ngushtë , por harrojnë se do qeverisin me një parti dhe një lider si Apasiev i cili është kundër fesë, kundër ezanit dhe kundër myslimanëve.

BESA po tenton për një javë të ndryshojë qëndrimet duke e quajtur me fjalët më të ashpra Apasievin si një anti perëndimorë dhe tani shkojnë e ulen në tavolinën e turpit bashkë me të.

A nuk tregon kjo se çfarë orientimi ka sot Lëvizja BESA që është tashmë fare e lexueshme kur bën çdo tentim për të bashkë qeverisur me LEVICËn të cilën e di saktë se çfarë partie është. Ky pazar për interesa të ngushta , po e degradon skajshmërisht interesin shqiptarë dhe po e tregon haptazi fytyrën e vërtetë se përse disa politikanë qëndrojnë në politikë dhe nga kush ata dirigjohen kundër interesave të kombit të tyre.

Ata duan me çdo kusht të bashkëqeverisin me Apasievin e LEVICËS dhe derisa u formuan si parti me rite fetare në një Xhami të Shkupit, tani më nuk u intereson nëse një lider nacionalist ua shan dhe fyen fenë atyre. Më e keqja është se ata kanë filluar ta shpërlajnë Apasievin dhe LEVICËN që ta përgatisin terrenin të bashkëqeverisin me të në emër të “pro evropianizmit” dhe “pro amerikanizmit”.

Ata ” liderët” e besatarëve dikur fotografoheshin edhe ditëve te premte në xhami, por natën mund të japin aminin atyre që janë kundër Xhamisë, kundër Ezanit, kundër myslimanëve, kundër Gjuhës shqipe, kundër NATO-s, kundër Amerikës,me një fjalë kundër gjithçkaje./ TetovaSot

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Daut Zeqiri

Ka ndërruar jetë Daut Zeqiri. Luftëtar dhe veteran i UÇK-s. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Zeqiri dhe bashkëveprimtarët...

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Qytetarët e RMV-s zgjedhin Ali Ahmetin si liderin më të besueshëm

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Anketa: BDI bindshëm e para te shqiptarët

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Ali Ahmeti kujton Rugovën në 16 vjetorin e vdekjes së tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në rrjetin social Facebook për ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin...