Funksionari i BDI-së dhe ish ministri Brendshëm Agim Nuhiu në emisionin Pressing në T7, duke folur për ngjarjet e fundit në Maqedoni të Veriut, gjegjësisht tentimet për krijimin e shumicës së re, tha se partitë shqiptare në Maqedoni tentojnë të ia marrin legjitimitetin BDI-së duke u munduar që të bëhen bashkë dhe ta rrëzojnë BDI-në nga Qeveria.
Nuhiu i quajti të “Komplekse” tentimet e partive më të vogla për tu futur në Qeveri, siç tha ai, duke bërë pazare. Madje Nuhiu tha se ASH-ja, Besa dhe Alternativa kanë bërë marrëveshje me “Dreqin” duke aluduar në bashkëpunimin e këtyre të fundit me Levicën./GazetaExpressMaqedoni/