22.8 C
Skopje

Frçkoski: Mendoj se kjo politikë qeveritare duhet të vazhdojë

Profesori universitar Ljubomir Frçkoski, ka folur në lidhje me shumicën e re parlamentare dhe dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev.

Në paraqitjen e tij për “TV24”, Frçkoski tha se nëse nuk votohet interpelanca ndaj Qeverisë, Zaevi do ta aktivizojë dorëheqjen dhe sipas tij, do të kemi qeveri me kryeministër të ri.

“Unë jam për këtë, që të vazhdojë kjo qeveri dhe asnjëherë nuk kam qenë për ndarje. Nëse bëhet qeveri e re nga opozita, ajo do të ketë qëndrime të reja dhe të ndryshme. Problemi është që nuk kanë program qeveritar. Kurse kjo qeveri, siç e shoh unë, ka bërë gjëra të vlefshme. Në politikën e jashtme e ka përfunduar çështjen më të rëndësishme”.

“Ka raportin të mirë nga Komisioni Evropian, që e kemi marrë ndonjëherë. Prandaj mendoj se kjo qeveri duhet të vazhdojë”, deklaroi në mes tjerash Frçkoski./Telegrafi/

TË FUNDIT

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...