Taravari nuk i kursen gënjeshtrat dhe lirisht shprehet se nuk ishte në dijeni se Levica do të jetë pjesë e tryezës. Duke e parë fotografinë me vëmendje ne lirisht mund të konstatojmë se Taravari dhe e gjithë partia Aleanca ishte e vetëdijshme për Levicën.
Sela, Taravari, Snopçe dhe Lëvizja Besa i bënë gropën Alternativës duke mos i treguar për Levicën. Nëpërmjet Selës po shkon drejt prishjes koalicioni ASH-AAA. Shkak i gjithë kësaj është inkuadrimi i Apasievit dhe politikave pro-ruse dhe anti-amerikane.