“Shumica” e Levicës pa plan pas “rrëzimit” të qeverisë

0
136

Partitë politike si ato shqiptare por edhe ato maqedonase ose thënë ndryshe “Koalicioni Levica” nuk kanë plan se çfarë do të bëjnë pas “rrëzimit” të qeverisë.

Në debate televizive por edhe në prononcime para mediave kemi parë deklarata të politikanëve shqiptarë por edhe të atyre maqedonas se dëshira e tyre e vetme ishte rrëzimi i qeverisë dhe se për më vonë nuk kanë planifikuar asgjë.

Për ta konfirmuar këtë gjë edhe më mirë, mbrëmë në ClickPlus foli edhe koordinatori i grupit parlamentar ASH-AAA, Skender Rexhepi-Zejdi i cili tha: “Qëllimi ynë ka qenë vetëm rrëzimi i qeverisë dhe se për më andej nuk jemi marrë vesh se si do të ndahet kulaçi politik”.

Gjithashtu Zejdi u shpreh se “Ne aspak nuk e kemi ditur se Levica do të jetë pjesë e 61 nënshkrimeve. Duke pasur parasysh faktin se ata janë anti-shqiptarë, anti-BE, anti-NATO, ne nuk mund të bashkëpunojmë me ta dhe është më se e qartë se kemi gabuar keq për shpejtësinë që e bëmë në këtë drejtim për rrëzimin e qeverisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here