-5.2 C
Skopje

SHBA lehtëson procedurat e imigrimit për afganët e evakuuar

Qeveria amerikane do të lehtësojë procedurat e imigrimit për afganët që kanë arritur së fundmi në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar Departamenti amerikan për Siguri Kombëtare.

Rreth 70,000 mijë afganë kanë arritur në Shtetet e Bashkuara prej kur ushtria amerikane ka evakuuar dhjetëra mijëra persona nga Afganistani, pasi talibanët kanë marrë pushtetin.

Afganët që kanë arritur në SHBA, me apo pas 30 korrikut të këtij viti, do të mund të shfytëzojnë përparësinë e lehtësimit të procedurave për të marrë lejeqëndrim të përhershëm, si dhe leje për punë të ndryshme, kanë thënë autoritetet.

Ata po ashtu nuk kanë nevojë të paguajnë për aplikim, që zakonisht kushton mijëra dollarë.

“Duke e lehtësuar procesin për këta të evakuuar, ne do të hapim mundësinë për aleatët tanë afganë që të nisin rindërtimin e jetëve të tyre në komunitetet tona shumë më shpejt”, ka thënë shefi i Departamentit amerikan për Siguri Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

“Këto veprime demonstrojnë përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj afganëve që janë ofruar ndihmë të vlefshme për SHBA-në në dy dekadat e fundit, si dhe për afganët që janë të rrezikuar”, ka shtuar ai.

Më shumë se 120,000 persona janë evakuuar nga Kabuli në muajin gusht, përfshirë diplomatë, shtetas të huaj dhe mijëra afganë që i kanë ikur regjimit të talibanëve.

Disa kanë qenë të shqetësuar se jeta e tyre do të rrezikohet nëse qëndrojnë në Afganistan, për shkak se kanë punuar me SHBA-në dhe forca tjera ndërkombëtare.

Talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan më 15 gusht.

Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar misionin në Afganistan në fund të atij muaji, duke i dhënë fund luftës gati 20-vjeçare./REL/

TË FUNDIT

Grubi: Filmi ZGJOI po na bënë krenarë të gjithëve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi ka shprehur përkrahjen për filmin ZGJOI i cili po konkuron...

Grubi: Presidenti Radev përshëndeti seancën e përbashkët Sofje-Shkup

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në rrjetin social Facebook ka njoftuar opinionin e gjerë për...

Reagon Muamed Sejdini: Shpërthimi para shtëpisë së Dukës, një akt i shëmtuar!

Shpërthimi me tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ka ngjallur reagime nga më të shumtat nga njerëz të skënës së sportit...

Maqedonia e Veriut shënon përparim në luftën kundër korrupsionit

Pas rezultatit më të keq të vitit të kaluar dhe vendit të 111-të në listën e perceptimit të korrupsionit, Maqedonia këtë vit po përparon...

Komuna e Strugës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me EuroStep-Shkup

Me rastin e organizimit të biznis panairit për peshk dhe peshkim, sot në hapësirat e Komunës së Strugës u mbajt takim mes kryetarit Ramis...