SHBA i “merr” BE-së frerët e dialogut Kosovë-Serbi? “Me bisedimet po merret Escobar”

0
99

Shtetet e Bashkuara po e forcojnë qasjen e tyre ndaj dialogut Kosove-Serbi, e nënkuptuar qartazi kjo nga përgëzimi që Byroja e Çështjeve Europiane dhe Euroazisë në Departamentin amerikan te Shtetit i beri të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar lidhur me angazhimin e tij në rajon, e sidomos në bisedimet Prishtinë-Beograd.

Në postimin e saj në Twitter, theksohej pikërisht ky fakt. “Urime Përfaqësuesit të ri Special në Ballkanin Perëndimor – Gabriel Escobar!

Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga BE, sigurimin e pranimit rajonal në bllokut dhe presionin ndaj udhëheqësve të Bosnjës që të avancojnë reformat dhe të respektojnë sovranitetin/integritetin territorial të BiH”, thuhet aty.

Zyrtarët amerikanë kanë shfaqur një qëndrim më fleksibil ndaj çështje së zgjidhjes përfundimtare të kontestit Kosovë- Serbi, sipas njohësve të çështjeve politike në Kosovë.

Njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një “zgjidhje ideale” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, e ka përmendur zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, Kosova e nisi dialogun me Serbinë në 2011-ën.

Takimi i parë i mbajtur marsin e atij viti u pasua nga shumë të tjerë dhe nga mbi 30 marrëveshje të miratuara, shumica e të cilave nuk kanë gjetur zbatim as pas 10 vitesh negociata.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here