Kryetari i Levicës Dimitar Apasiev, nuk ndalon së thëni se edhe ata janë pjesë e shumicës parlamentare. Që nga nata e mbledhjes së përbashkët mes 5 partive politike për rrëzimin e Qeverisë, Apasievi tha para mediave se ata kanë shumicën parlamentare dhe se do të jenë në Qeveri.
Sekretari i përgjithshëm i ASH-s, Arben Taravari, shumë herë u shpreh se Levica nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme por pjesëmarrja e tyre ka qenë vetëm për qëllimin e njëjtë që e kanë, pra rrëzimi i Qeverisë LSDM-BDI.
Ndërsa më poshtë ne ju sjellim një video e cila është publikuar në tiktok tek faqja e Levicës ku shihet qartë se si Apasievi e thotë qartë se ata do të jenë në “qeverinë e re”.